Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Futboll

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Më: 16 prill 2024 Në ora: 08:37
Cole Palmer ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me katër gola

Chelsea ka marrë fitore të thellë në Stamford Brdiges përballë Evertonit me rezultat 6-0.

Me këtë fitore londinezët bën një hap para për të zënë vendin e gjashtë në tabelë dhe për tu kualifikuar në garat evropiane.

Cole Palmer ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me katër gola duke rikonfirmuar formën e mirë që po kalon, por në fund të ndeshjes ajo paraqitje e tij e mirë u zbeh paksa.

Sulmuesi anglez është ekzekutues i penalltive te Chelsea, por te topi u afruan edhe

“Lojtarët e tjerë donin ta merrnin atë gjuajtjen e penalltisë. E kuptueshme, ndeshja ishte 4-0. Unë jam ekzekutuesi i penalltive. Doja ta merrja, kështu që e mora. Të gjithë duan të marrin përgjegjësinë,” ka thënë Cole Palmer.

“Kishte tension të lartë në fushë, por pas saj ne përfunduam duke qeshur dhe duke bërë shaka me njëri tjetrin”, tha Palmer.

Nicolas Jackson dhe Noni Madueke ishin gati për të luftuar Cole Palmer për atë goditje të penalltisë, por u desh ndërhyrja e kapitenit Conor Gallagher që gjërat të qetësoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat