​Barcelona-PSG, formacionet e mundshme

Futboll

​Barcelona-PSG, formacionet e mundshme

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Barcelona do të jetë pa Andreas Christensen dhe Sergi Roberton për takimin e tyre në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain që zhvillohet sot. Kampionët e La Ligës kanë një avantazh të vogël pas një fitoreje me rezultat 3-2 në kryeqytetin francez javën e kaluar, por mirëpresin PSG- në pa dy prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Për PSG-në, lajmi kryesor është se Achraf Hakimi tani është kthyer nga pezullimi që e përjashtoi atë në ndeshjen e parë. Si rezultat, Marquinhos mund të kthehet përsëri në qendër të mbrojtjes.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; Pedri, Gundogan, De Jong; Yamal, Lewandowski, Raphinha

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Hernandez; Zaire-Emery, Ruiz, Vitinha; Dembele, Ramos, Mbappe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat