Pas Yamal, edhe Cubarsi e theu një rekord në Champions

Futboll

Pas Yamal, edhe Cubarsi e theu një rekord në Champions

Më: 16 prill 2024 Në ora: 10:18
Cubarsí dhe Mbappe

Barcelona shkëlqeu mbrëmë në të gjitha aspektet.

Përpos fitores ndaj Paris Saint-Germainit, në “Parkun e Princave” “vallëzuan” talentet e gjigantit katalunas.

Në këtë ndeshje, Lamine Yamal u bë futbollisti më i ri në histori të Championsit që luan në çerekfinale me 16 vjet e 272 ditë,.

Ndërkaq, edhe talenti tjetër i “Blaugrana”, Pau Cubarsi e theu një rekord pasi u bë mbrojtësi më i ri në histori që e luan një ndeshje të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli i ri i Barçës është vetëm 17 vjeç dhe qendërmbrojtësi nuk është kaluar ende asnjëherë në fillimet e karrierës së tij në Champions, duke shkëlqyer në çdo ndeshje.

“Cubarsí është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është një lojtar i klasit botëror, nuk është normale që në moshën 17 vjeçare të performosh kështu”, deklaroi trajneri Xavi pas ndeshjes së mbrëmshme.

Nuk kam fjalë që ta përshkruaj atë. Ai është një lojtar i hatashëm, garon si një lojtar i vjetër dhe me përvojë. Është një ‘çmenduri’. Çdo që bën ai është perfekte, s’kam fjalë”, u shpreh tutje trajneri i Barçës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat