Hakimi i bindur se mund të fitojnë ndaj Barcelonës për të kaluar në gjysmëfinale

Futboll

Hakimi i bindur se mund të fitojnë ndaj Barcelonës për të kaluar në gjysmëfinale

Më: 16 prill 2024 Në ora: 10:40
Achraf Hakim

Barcelona do të përballet me Paris Saint Germain në kuadër të ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit kanë epërsinë nga ndeshja e parë pasi fituan në Parc de Princes me rezultat 2-3 dhe tani kërkojnë të mos mposhtën para adhuruesve të vet për të kaluar tutje.

Për PSG-në në fushë rikthehet mbrojtësi maroken Achraf Hakimi i cili ndeshjen e parë nuk luajti shkaku i suspendimit me kartonë.

Hakimi ka thënë se në Barcelonë janë për të fituar dhe për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Kemi ardhur me shumë dëshirë, dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Ne kemi ardhur për të fituar. Në këtë sfidë do të duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren”, tha Hakimi.

Tutje mbrojtësi maroken ka deklaruar se Mbappe është shumë i motivuar dhe i gjithë ekipi dëshiron ta ndryshojë rezultatin.

“Ndjej se Mbappe është shumë i motivuar, si gjithë ekipi, është koha për të treguar se jemi gati dhe për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes së parë”, tha Hakimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat