Simeone: Ndeshja e dytë ndaj Dortmund pres të jetë e vështirë

Futboll

Simeone: Ndeshja e dytë ndaj Dortmund pres të jetë e vështirë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 14:14
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone tha në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League ndaj Borussia Dortmund, se i pret një sfidë e vështirë.

Ai theksoi se duke qenë se skuadra gjermane është në disavantazh, atëherë pret që ta nisë me shumë ritëm takimin e dytë.

“Pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë, përballemi me një skuadër shumë të fortë, e cila do ta nisë takimin me ritëm shumë të lartë, por skuadra jonë besoj do të përgjigjet shumë mirë, pasi ka besim”-tha Simeone.

Atletico synon kalimin më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat