Reali “do të bëjë tifo” për Barçën sonte, sherri i Mbappes!

Futboll

Reali “do të bëjë tifo” për Barçën sonte, sherri i Mbappes!

Më: 16 prill 2024 Në ora: 14:36
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe në sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Real Madridit dhe zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vazhdim, ndoshta deri këtë të premte.

Por, gjithçka është e lidhur me fatin e Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, pasi ekipi francez do të luajë sonte në ndeshjen e kthimit çerekfinale të kësaj gare kundër Barcelonës.

Ylli francez, në fakt, nuk ka dashur ende të zbulojë asgjë rreth së ardhmes së tij pikërisht për shkak se dëshiron të koncentrohet në garën më prestigjioze të futbollit evropian, objektiv i deklaruar nga klubi i Al-Khelaifit, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Një pakt që duket se është arritur në mes palëve që gjithçka të zbulohet vetëm kur skuadra e Luis Enriques të eliminohet eventualisht nga Championsi.

Për këtë arsye, për ironi të fatit, Realit i duhet me gjasë të bëjë tifo për Barcelonën sonte.

Bisedimet mes Mbappes dhe Real Madridit janë mbyllur qe një kohë dhe në kryeqytetin spanjoll e dinë këtë fort mirë.

Zyrtarizimi i transferimit të ish-futbollistit të Monacos do të mund “ta mbulojë” në njëfarë mënyre edhe dhimbjen nga eliminimi eventual nga Manchester City, për ta “zbutur” sadopak publikun e Bernabeut.

Një arsye tjetër e mirë për të shpresuar që “armiqtë katalunas” ta hedhin PSG-në jashtë Championsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat