Tuchel: Sfidë e balancuar me Arsenalin

Futboll

Tuchel: Sfidë e balancuar me Arsenalin

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:06
Thomas Tuchel

Trajneri i Bajern Mynihut, Thomas Tuchel foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Arsenalit në çerekfinalen e Championsit. Ai u shpreh se kanë nevojë për mbështetje nga tifozët dhe se do të bëjnë maksimumin për ta kaluar në fazën tjetër dhe të marrin trofeun.

“Ne kemi nevojë për gjithçka, kemi nevojë për pasion dhe disiplinë taktike si në ndeshjen e parë sepse duam ta fitojmë këtë ndeshje. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo tifoz të vijë për të mbështetur dhe shtyrë ekipin sepse mund të jetë diçka e vogël shtesë që do të na ndihmojë të mposhtim Arsenalin.

Ne kemi një avantazh të vogël për sa i përket përvojës në këtë kompeticion, por do të duhet një paraqitje e lartë për të siguruar që bëhet një avantazh vendimtar. Kemi një ndeshje për të hedhur një hap tjetër në këtë kompeticion të mrekullueshëm dhe duam të japim gjithçka për të fituar këtë shans”.

De Ligt- “Ai nuk ka qenë kurrë zgjedhja e katërt, ne kemi besim tek ai si te Kim dhe Upamekano dhe ne kemi nevojë që ai të jetë në formë të mirë nesër”.

Arsenali- “Ata përpiqen të krijojnë epërsi në të djathtë me Saka dhe Odegard, por janë shumë të rrjedhshëm dhe të aftë të ndryshojnë mënyrën e sulmit, siç e pamë në ndeshjen e tyre të fundit në ligë.

Në ndeshjen e parë luajtëm me shumë kujdes dhe e zgjidhëm mirë situatën, por ishte vetëm pjesa e parë. Në shtëpi duhet të ribëjmë gjithçka si më parë. Kushdo që thotë se duhet të ecim përpara e ka gabim, sepse ata injorojnë faktin që ne po luajmë kundër Arsenalit dhe kemi 50% shanse për të kaluar.

Ne duam të shkojmë përsëri në gjysmëfinale dhe pastaj deri në fund, sepse fitimi i Champions do ta ëmbëlsonte sezonin.

Deri më tani kemi performuar nën pritshmëritë, por nuk ju nevojitet kjo për t’u motivuar. Premier Liga është liga më e vështirë në botë dhe Arsenali është një nga skuadrat më të forta në ligë. Por ne duhet të tregojmë vlerën tonë. Megjithatë, nuk do të jetë Bundesliga kundër Premier Ligës, por Bajern kundër Arsenalit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat