Dortmund kërkon gjysmëfinalen

Futboll

Dortmund kërkon gjysmëfinalen

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

Dortmund kërkon gjysmëfinalen!

Natyrisht, gjithçka mund të jetë në fije të perit. Është shumë e vështirë të parashikosh një Borusia Dortmund-Atletico Madrid, edhe kur luhet para 80 000 spektatorëve në stadiumin e frikshëm “Signal Iduna Park”, teksa gjithçka është progamuar të nisë, mbrëmjen e kësaj të marte, në orën 21:00.

Sidoqoftë, humbja në “Metropolitano Stadaum”, të Madridit ishte vetëm 1 me 2, dhe “Verdhezinjtë” reaguan pasi u shkelën me këmbë në pjesën e parë, mirëpo nëse kjo kombinohet me faktin se madrilenët kanë qenë dobët jashtë fushe këtë sezon, kuptohet se Borussia e ka një shans, teksa dhe jo vetëm kaq, pas edhe basteve e japin favorite për kalimin në gjysmëfinale të Championsi Champions, Terzic ka disa shqetësime për formacionin.

Shënuesi i golit në Madrid, Sebasitan Haller, është i dëmtuar dhe mungon, ndërsa Jadon Sancho është në dyshim. Bensebaini sërish nuk luan, por sërish ka alternativa, në krahun tjetër, për teknikun Diego Simeone, i cili duhet të bëjë pas “yllin” brazilian në fushë e ndër të tjerët  mungon Lino, shënues goli në ndeshjen e parë, po ashtu Vitolo dhe Marcos Paulo, ndërsa Depay është në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat