Humbi jetën pas problemeve në fushë

Futboll

Humbi jetën pas problemeve në fushë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:13
Mattia Giani

Bota e futbollit në Itali është në zi pas ndarjes nga jeta të Mattia Gianit.

26-vjeçari, pjesë e Castelfiorentino ndjeu shqetësime në gjoks dhe u rrëzua në tokë në ndeshjen ndaj Lanciotto e vlefshme për kampionatin e Toskanës.

Lojtari i promovuar nga akademia e Empolit u dërgua në spital, por nuk ia doli të fitonte betejën me jetën. Ndërkohë, të nxitur edhe nga familjarët e Gianit, Prokuroria e Firences ka nisur një hetim në lidhje me ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit.

Babai i Gianit theksoi se në fushë nuk kishte mjekë dhe defribrilatorë ndërsa shtoi ambulanca mbërriti pas 15 minutash, por edhe ajo pa mjekë në dispozicion. Babai i 26-vjeçarit bëri të ditur se vetëm mjeku i skuadrës u mundua ta mbante në jetë.

Nga ana tjetër, klubi mikpritës i ndeshjes, Lanciotto pretendon se mjekët ishin prezentë dhe se madje, defribrilatori ishte përdorur.

Në këtë formë, hetimet e Prokurorisë së Firences janë ato që do të thonë më tepër dhe të japin verdiktin zyrtar mbi atë që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat