Leao: Milan-i është një familje e dytë për mua

Futboll

Leao: Milan-i është një familje e dytë për mua

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:14
Rafael Leao

Rafael Leao ka shprehur sërish dashurinë që ka për Milan-in, klub me të cilin portugezi lidhi pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, sulmues u shpreh se për të Milan është një familje e dytë, ndërsa thekson se aty u bë burrë.

“Milan-i është një familje e dytë për mua, këtu pata mundësinë të rritem profesionalisht dhe të bëhem burrë.

Në këtë mjedis kam mundur të zhvilloj edhe shumë nga pasionet e mia, jashtë fushës, nga muzika te moda.

Të gjithë djemtë dhe vajzat që më ndjekin, dua t’ju kujtoj që duhet të luftojnë gjithmonë për ëndrrat e tyre”-u shpreh Leao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat