Kane sheh përtej Arsenalit në Champions League

Futboll

Kane sheh përtej Arsenalit në Champions League

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:45
Harry Kane

“Ka qenë një sezon zhgënjyes në Bundesligë për ne deri më tani, përgëzoj Bayer Leverkusen për atë që ka arritur.

Nuk e kemi arritur nivelin tonë, por të mërkurën kemi një mundësi të madhe në shtëpi, duam të arrijmë diçka të madhe”. Qendërsulmuesi i Bayern Munih, Harry Kane, u shpreh kështu përpara ndeshjes së kthimit kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Më tej, kapiteni i “Tre Luanëve” vazhdoi: “Ne kemi shumë përvojë, shumë prej nesh kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Është koha për t’i ngritur standardet tona, kemi besim te vetja dhe mundemi të fitojmë e kualifikohemi në gjysmëfinale”.

Pastaj, anglezi rrëfeu si është të luash në Bundesligë: “Për mua, të luash këtu është një përvojë e madhe. Ka klube të forta si Leverkusen që kanë bërë mirë edhe në Evropë. Më pëlqen shumë të luaj këtu.

Objektivi ynë tani është të ruajmë vendin e dytë”.

Sërish mbi kthimin ndaj Arsenalit: “Në Londër u mbrojtëm shumë mirë, ia vështirësuam kundërshtarit krijimin e rasteve. Tani do të luajmë para tifozëve tanë dhe energjia e tyre do të na shtyjë të bëjmë më të mirën në fushë. Ne duam të bëjmë një hap tjetër drejt finales së ‘Wembley’.

Liga e Kampionëve, shansi im i fundit për ta mbyllur sezonin me të paktën një titull? Çdo lojtar, çdo klub dëshiron të fitojë tituj, ky është qëllimi i çdo sezoni. Natyrisht, kjo pritet edhe nga ne. Kemi ende shanse për ta fituar Ligën e Kampionëve, motivimi është i shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat