McManaman zbulon favoritin absolut në Manchester City - Real Madrid

Futboll

McManaman zbulon favoritin absolut në Manchester City - Real Madrid

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:52
McManaman

Katër vite plot kënaqësi dhe trofe te Real Madridi, dy sezone më pak pozitive me Manchester City. Kush mund të flasë më mirë se Steve McManaman për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën në “Etihad”: “Tani fillon me të vërtetë Champions League. Kjo është pjesa e kompeticionit, në të cilën vetëm skuadrat më të mira mbeten”.

Duket si një finale e parakohëshme, e bërë edhe më interesante nga barazimi 3-3 në ndeshjen e parë. Ish-mesfushori anglez shton: “Real Madridi duhet të shënojë në ‘Etihad’ për t’u kualifikuar.

Gjithçka fillon nga barazimi 3-3, kështu që Manchester City është favorit në shtëpi. Po flasim për kampionët e Europës në fuqi, skuadrën më të mirë, e cila tani është kthyer në krye të Premier League.

Real Madridi do të jetë më i fortë vitin e ardhshëm, por tani nuk është në nivelin e City. Skuadra e Guardiolës shënoi 4 gola kundër Real Madridit edicionin e kaluar.

Pra, mendoj se do të jetë e vështirë për skuadrën e Ancelottit, nëse shikojmë dy skuadrat dhe çfarë ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat