Afër titullit

Futboll

Afër titullit

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:07
PSV

Mbrëmja e 25 prillit do të shpallë një tjetër kampion, mes kampionateve më elitare, të futbollit, në Evropës.

Bëhet fjalë për elitën e futbollit holandez, Eredivisie, me skuadrën e PSV Eindhoven, që do të kërkojë asgjë më pak se fitorja, në përballjen e javës së ardhshme, ndaj skuadrës së Heerenven, për të festuar kështu titullin e 25-të kampion, në historinë e klubit.

PSV nuk e fiton titullin prej edicionit 2017-2018 por në sezonin aktual ka qenë një dominuese absolute në çdo drejtim, teksa në 30 ndeshje të zhvilluara, PSV ka fituar 26, ka barazuar 3 dhe ka pësuar vetëm 1 humbje, duke grumbulluar 81 pikë deri më tani, teka ka arritur të shkëputet jo pak, por plot 9 pikë, nga kampionët në fuqi, të Holandës, Feyenoord.

Skuadra nga Eindhoven ka dhe sulmin më të mirë me 95 gola e me shumë gjasa do e kalojë shifrën e 100 realizimeve, pasi ka dhe 4 ndeshje deri në fund, ndërkohë që në anën tjetër ka gjithashtu dhe mbrojtjen më të fortë me vetëm 17 gola të pësuar,  me një mesatare rreth një goli në dy ndeshje.

Në të gjitha këto përballje, PSV ka arritur që të shënojë të paktën një gol, ndërkohë që në 17 ndeshje, ose më shumë se gjysma e sfidave të zhvilluara, e ka mbajtur portën e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat