Guardiola para duelit me Realin: Jemi gati për të bërë më të mirën

Futboll

Guardiola para duelit me Realin: Jemi gati për të bërë më të mirën

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:15
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, C është i bindur se të besuarit e tij, do të japin më të mirën në duel me Real Madridin.

Kampionët në fuqi të Evropës nesër mbrëma do të ndeshen me madrilenët në ‘Etihad Stadium’ në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i luajtur një javë më parë në ‘Bernabeu’ ishte mbyllur baras 3-3, dhe sfida e nesërme do të përcaktojë ekipin që do të kalojë në gjysmëfinalen e garës më të madhe evropiane.

"Ne duhet ta ndiejmë këtë presion. Duhet të jemi të uritur për të garuar në këto ndeshje, duhet të sjellim energjinë e duhur dhe na duhet ndihma e tifozëve tanë”, ka thënë Guardiola.

“Jemi përgatitur për të dhënë maksimumin tonë. Jemi gati për të bërë më të mirën”, ka theksuar strategu spanjoll.

Ndeshja Man City-Real Madrid fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat