Barcelona: 4 mungesa ndaj PSG-së

Futboll

Barcelona: 4 mungesa ndaj PSG-së

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:40
Barcelona e PSG

Barcelona po përgatitet që në momentin më të mirë të sezonit të luajë ndeshjen më vendimtare të viteve të fundit në Europë.

Pas njoftimit të largimit të Xavit në fund të sezonit, skuadra blaugrana koleksionoi dhjetë fitore dhe tre barazime në 13 ndeshje të luajtura, duke rikuperuar qëndrueshmërinë e mbrojtjes që i kishte lejuar të fitonin sezonin e kaluar.

Për ndeshjen e kthimit kundër Paris Saint-Germain (rezultati i ndeshjes së parë 3-2), Xavi nuk do të mund të llogarisë Alejandro Balde dhe Gavi, që do të mungojnë për shkak të dëmtimi.

Në listën e lojtarëve të padisponueshëm janë shtuar Andreas Christensen dhe Sergi Roberto, të cilët kanë marrë kartonin e tretë të verdhë në Paris dhe do të duhet të vuajnë skualifikimin me një ndeshje.

Megjithatë, trajneri i Barçës do të ketë në dispozicion Frenkie de Jong dhe Pedri, tani pothuajse në 100 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat