Shtyhen ndeshjet e Kupës së Kosovës

Futboll

Shtyhen ndeshjet e Kupës së Kosovës

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ishin paraparë të zhvillohen nesër (e mërkurë) nga ora 15:00, por duelet kthyese janë shtyer për një javë.

Gjysmëfinalja e parë mes Dritës dhe Prishtinës si dhe ndeshja tjetër mes Ballkanit dhe Suharekës do të zhvillohen më 24 prill.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes rrjeteve sociale.

Ky vendim vjen për shkak se nesër është shpallur Ditë Zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

"Shtyhen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Pas vendimit të Presidentes së Rebpulikës së Kosovës, Josa Osmani, që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, Komisioni i Garave ka vendosur të shtyjë ndeshje e parapara me këtë datë.

Kësisoj, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 24 prill, 2024", njofton FFK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat