Titulli i Serie A në derbi ndaj Milanit?

Futboll

Titulli i Serie A në derbi ndaj Milanit?

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Lojtarët e Interit dhe trajneri Simone Inzaghi kanë bërë një pakt përpara ndeshjes së ardhshme, ‘Derby della Madonnina’ ndaj Milanit.

Zikaltërit kanë shansin për të siguruar Scudetton e tyre të 20-të në përballjen e ardhshme me rivalët e tyre të qytetit.

Një fitore do t’u japë të drejtën për të qepur yllin e dytë në fanellë përpara kuqezinjve, të cilët kanë 19 tituj në Serie A.

Interi ka qenë pothuajse i përsosur në Serie A këtë sezon, duke humbur vetëm një herë në 32 ndeshjet e para të ligës, dhe tashmë ka filluar ndërtimin drejt sezonit të ardhshëm, ku ata do të konkurrojnë në Kupën e Botës për Klube, si dhe në Champions League.

Sipas Gazzetta dello Sport, fokusi i skuadrës dhe stafit të Inzaghit është vetëm te ndeshja me Milanin dhe fitimi i Scudettos.

Kështu, lojtarët e Interit kanë lidhur një pakt në dhomat e zhveshjes për të shmangur provokimet dhe për të festuar me respekt Scudetton, nëse e sigurojnë titullin me një fitore në derbi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat