Balliu shkëlqen me Rayo Vallecanon, në formacionin e javës

Futboll

Balliu shkëlqen me Rayo Vallecanon, në formacionin e javës

Më: 16 prill 2024 Në ora: 17:02
Formacioni i javës

Ivan Balliu është përzgjedhur pjesë e formacionit të javës së 31 në LaLiga.

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me Rayo Vallecanon në ndeshjen ndaj Getafes që u mbyll në barazim 0-0.

Së bashku me Balliun, në formacionin e javës sipas “Sofascore” janë edhe Tchouameni i Real Madrid si dhe Griezmann i Atletico Madrid.

Në këtë sezon, 32-vjeçari ka qenë mjaft konstant me paraqitjet e tij me Rayo Vallecanon teksa koleksionon 28 paraqitje në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat