Amir Rrahmani suspendohet

Futboll

Amir Rrahmani suspendohet

Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:00
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani suspendohet me një ndeshje, mungon ndaj Empolit!

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është suspenduar nga Gjyqtari Sportiv i Serie A të Italisë. Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani është suspenduar me një ndeshje.

Siç shkruan në vendim, Rrahmani suspendohet për “sjellje jo korrekte ndaj kundërshtarit”, në ndeshjen që Napoli i luajti ndaj Frosinones, në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit italian.

Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 29-të, ndërsa Napolit do t’i mungojë në ndeshjen kundër Empolit që luhet të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat