Bosnja largon Millosheviqin

Futboll

Bosnja largon Millosheviqin

Nga: K.G. Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:19
Barbarez

Savo Milosheviq nuk është më selektor i Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe federata boshnjake raportohet se e ka zgjedhur ish futbollistin Sergej Barbarez.

“Vazhdojmë”, - ka shkruar Sergej Barbarez në Instagram, duke konfirmuar se po e merr drejtimin e Bosnjës. 

Barbarez është një ikonë e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës dhe një kapiten legjendar, dhe në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2006, i cili ka bërë 47 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola.

Ai e filloi karrierën e tij të pasur si lojtar në Velezh të Mostarit, ndërsa në Gjermani luajti për Hannoverin, Union Berlinin, Hansa Rostock, Borussia Dortmund, HSV dhe Bayer Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat