Cerezo: Është koha të kthehemi

Futboll

Cerezo: Është koha të kthehemi

Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:29
Enrique Cerezo

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, shprehu optimizëm të madh për shanset e skuadrës së Simeones për të arritur në gjysmëfinale.

Kjo është deklarata e tij pak orë para ndeshjes kundër Borussia Dortmundit:

"Ka një atmosferë fantastike. Ka qenë një javë shumë e rëndësishme për ne, fillimisht me ndeshjen kundër Gironas dhe tani me këtë. Në ndeshjen e parë bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer dhe për mrekulli nuk u barazuam në të dytën”.

Kush është i favorizuar? – “Është 50-50 por na mjafton një barazim”.

"Shpresoj se do të jetë mbrëmja më e mirë për të gjithë Atletico Madridin.

Kanë kaluar shtatë vjet që kur luajtëm për herë të fundit gjysmëfinale të Champions dhe është koha për t'u rikthyer.

Për të qenë në mesin e tetë më të mirëve në Evropë, tani për tani dhe midis katër në Spanjë, tashmë është një sukses i madh, por hyrja në Kupën e Botës për Klube do të ishte një super sukses”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat