Dortmundi vendos rekordin e ri në Champions

Futboll

Dortmundi vendos rekordin e ri në Champions

Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:29
Dortmundi

Dortmundi vendos rekordin e ri në Champions!

Borusia e Dortmundit siguroi një biletë në gjysmëfinalen e Champions-it, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Atletikon e Madridit në duelin e kthimit.

Një përmbysje spektakolare e verdhezinjve, që duket se e kanë shndërruar “Signal Iduna Park” në një fortesë të pathyeshme.  

Dortmundi ka mbetur i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions, duke regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime. Falë kësaj ecurie verdhezinjtë kanë vendosur një rekord të ri për sa i përket pathyeshmërisë në shtëpi në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat