Tifozët e Barcelonës djegin fanellën e tij

Futboll

Tifozët e Barcelonës djegin fanellën e tij

Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:32
Ousmane Dembele

Futbollisti i PSG-së, Ousmane Dembele ishte i urryeri i natës së sotme dhe ai që u prit si dikur Luis Figo. 

Tifozeria e Barcelonës sonte parashikoi mbrëmje ferri ndaj Ousmane Dembele, i cili festoi në ndeshjen e parë duke mos respektuar ngjyrat të cilat veshi 6 vite para transferimit te PSG. 

Fanella e tij u dogj para stadiumit, gjithashtu autobusi i PSG u prit edhe me disa sende të forta, por gjithashtu janë përgatitur kartmonedha 100 dollarshe me fytyrën e tij dhe sidomos pamja e tij me noçkën e derrit, duke kujtuar historinë e Luis Figos dikur i pritur si tradhtar… 

Por si për ironi të fatit, kjo pritje nuk e frikësoi aspak Dembelenë i cili shënoi golin e parë në triumfin 1-4 të PSG-së, që festoi kualifikimin e artë në mes të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat