Simeone: Merituan gjysmëfinalen

Futboll

Simeone: Merituan gjysmëfinalen

Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:54
Simeone

Në fund të ndeshjes trajneri i Atletico Madrid u paraqit i “dorëzuar” përpara gazetarëve.

Humbja 4:2 në Gjermani nuk i dha shumë alibi argjentinasit, i cili vlerësoi ekipin gjerman duke pranuar se u kualifikua me meritë.

“Ndeshja nuk shkoi siç dëshironim.

Patëm raste, por Borussia shënoi golat.

Kur barazuam 2-2 merita e ekipit rival ishte se ngulmoi më shumë se ne. Dëshironte më shumë se ne këtë kualifikim”, tha Simeone.

Mes të tjerash trajneri vlerësoi edhe të besuarit e tij. “Me këtë nuk dua të them se lojtarët e mi nuk dëshironin të kalonin më tej. Ne kemi ardhur deri këtu duke dhënë maksimumin”, tha “Çolo” Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat