​Bellinghamit nuk i interesojnë kritikat: Do ta tregoj reagimin tim në fushë

Futboll

​Bellinghamit nuk i interesojnë kritikat: Do ta tregoj reagimin tim në fushë

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:57
Jude Bellingham

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham ka folur për formën që ai po e kalon aktualisht, ku ka marrë kritika për shkak se kanë munguar golat nga ai së fundmi.

Bellingham e nisi furishëm karrierën e tij te Reali, ku deri tani në 34 paraqitje në të gjitha garat ka regjistruar 20 gola dhe 10 asistime.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Bellingham ka vetëm dy gola dhe si pasojë e kësaj nuk kanë munguar kritikat drejt tij, gjë për të cilën yllit anglez nuk i intereson.

“Nuk më intereson për kritikat, unë duhet të reagoj në fushë. Unë nuk e prisja të shënoja kaq shumë gola, dhe sigurisht që tani dua të shënojë shumë më shumë. Do ta tregoj reagimin tim në fushë”, tha Bellingham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat