Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 17 prill 2024 Në ora: 12:23
Luis Enrique

PSG-ja do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borusias së Dortmundit.

Parisienët mpshtën Barcelonën me shifrat 1-4 në transfertë, duke u ndihmuar edhe nga fakti se katalanasit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 29. Luis Enrique ka folur për mediat pas këtij suksesi, teksa refuzon të japë një mendim për kartonin e kuq të treguar nga arbitri.

“Unë zakonisht nuk gjykoj. Përpiqem ta vë veten në vendin e arbitrit.

Përpiqem të protestoj pak ose aspak dhe i them lojtarëve të mi që t’i kontrollojnë emocionet.

Sot kemi hedhur një hap përpara sa i përket pjekurisë. Jemi atje (në gjysmëfinale) dhe do të luajmë kundër Dortmundit, i cili ishte ai që fitoi grupin tonë.

Të bindim Mbapenë që të qendrojë? Le të presim deri sa të flasë Zoti Kilian Mbape. Përderisa ai nuk flet, do të jetë si një gjyq, unë jam dëshmitari dhe do të pres deri sa të flasin palët”, ka deklaruar Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat