Premtojnë një tjetër spektakël

Futboll

Premtojnë një tjetër spektakël

Më: 17 prill 2024 Në ora: 12:33
Foto iusttrim

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it. Në orën 21:00 do të luhen Mançester Siti-Real Madrid dhe Bajern Mynih-Arsenal.

Mançester Siti duket disi më favorit pas barazimit 3-3 në Madrid, për faktin se luan në shtëpi dhe vjen me petkun e kampionit në fuqi. Megjithatë, Real Madrid mbetet gjithnjë një kockë e fortë në Champions, pasi jo më kot është rekordmen i këtij kompeticioni me 14 trofe të fituar.

Edhe sfida mes Bajernit dhe Arsenalit është e hapur pas barazimit 2-2 në Londër.

Bavarezët janë paksa favoritë se luajnë në shtëpi dhe kanë edhe historinë me vete, por këtë vit Arsenali është transformuar një skuadër e frikshme dhe mund të bëjë surpriza.

NDESHJET SOT

Mançester Siti-Real Madrid 21:00

Bajern Mynih-Arsenal 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat