Mbappe me numra rekord për golat të shënuar

Futboll

Mbappe me numra rekord për golat të shënuar

Më: 17 prill 2024 Në ora: 13:29
Kilian Mbappe

Me dy golat e shënuar në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, Kilian Mbappe ka arritur në kuotën e 48 golave të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Sulmuesi francez është vetëm 25 vjeç, por statistikat e rregjistruara në Champions League janë të një “veterani”.

Mbape tashmë është mes dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë së kompeticionit. Kështu në ndeshjen me Barcelonën barazoi për gola të shënuar dy goleadorë si Shevçenko dhe Ibrahimoviç.

Mbape ka numra të rëndësishëm edhe sa u përket golave të shënuar në fazën me eliminim direkt.

Kështu në 12 ndeshje ai ka shënuar 15 gola. Në këtë klasifikim ai ka kaluar Karim Benzema, i cili ka shënuar 14 gola në 34 ndeshje. Në këtë klasifikim special vendi i parë i përket Kristiano Ronaldos, i cili në 39 ndeshje ka shënuar plot 23 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat