Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Teutën, me sfidën që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00. Duel ky i vlefshëm për javën e 32-të të Superiores.
Shkodranët prej 4 javësh nuk e njohin fitoren dhe në Durrës do të kërkojnë 3 pikët dhe rikthimin te rezultatet pozitive në kampionat. Takim mjaft delikat për të dyja skuadrat dhe pritet që në fushën e lojës të jetë mjaft i luftuar.
Përpara kësaj sfide, kuqeblutë “kërcënojnë” durrsakët me Ildi Grudën, duke iu rikujtuar golin e shënuar nga 24-vjeçari në ndeshjen e fazës së 2-të mes tyre.
Në atë ndeshje kuqeblutë do të triumfonin 0-1 ndaj “djemve të detit”, ku ish-lojtari i tyre do t’i ndëshkonte që në minutën e 4-të të takimit, për t'iu dhënë 3 pikët shkodranëve.