Napoli e quan të humbur Osimhenin

Futboll

Napoli e quan të humbur Osimhenin

Më: 17 prill 2024 Në ora: 13:56
Osimhen

Victor Osimhen është në fokusin e Paris Saint-Germain dhe duke njohur forcën ekonomike të francezëve, te Napoli duket se e konsiderojnë sulmuesin thuajse të larguar.

Në këtë formë, drejtuesit e të kaltërve kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e nigerianit.

Numri një në listë është Jonathan David i Lille. Napoli ka ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e kanadezit teksa përfaqësues të italianëve janë takuar me menaxherin e sulmuesit.

Bisedimet e parë rezultojnë pozitivë, madje te Napoli kanë marrë dakordësinë e David për t’u transferuar në jugun e Italisë edhe pse këta të fundit sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jenë jashtë Champions League.

Këtë sezon, David është konfirmuar si një sulmues që e njeh mirë portën kundërshtare teksa me Lille ka shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet. Për momentin, Lille nuk i ul pretendimet prej 50 milionë eurosh për 24-vjeçarin, megjithatë kontrata që skadon në vitin 2025, lë vend për bisedime.

Në rast se Napoli nuk ia del të nënshkruajë me David, atëherë opsioni i dytë është Santiago Gimenez nga Feyenoord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat