Silva nuk tregohet euforik

Futboll

Silva nuk tregohet euforik

Më: 17 prill 2024 Në ora: 13:58
Silva

Në konferencë bashkë me trajnerin Pep Guardiola ishte edhe Bernardo Silva, autori i golit të parë në “Bernabeu” javën e shkuar.

“Është e qartë se ishte një fundjavë shumë e mirë për ne. Nuk prisnim që të dyja skuadrat të humbnin pikë (Arsenali dhe Liverpuli).

Më parë nuk vareshim nga vetja, kështu që duhej të bënim punën tonë dhe të prisnim që ata të linin pikë tani situata ka ndryshuar pak, sepse nëse e bëjmë punën tonë siç duhet, atëherë fitojmë Premier Ligën. Jam i kënaqur me rezultatet në fundjavë, por ka një rrugë të gjatë për të bërë.

Dy javë më parë, kur luajtëm me Arsenalin, gjithçka dukej sikur kishte ikur dhe tani duket se Siti do të fitojë titullin.

Ndoshta pas dy javësh do të ndryshojë përsëri. Kjo është arsyeja pse futbolli është i bukur.

Duhet të jemi të përqendruar ndeshje pas ndeshje. Nuk është e drejtë të filloni të mendoni për tripletën, sepse nuk është realiste. Ne kemi Realin nesër (sot), pastaj një tjetër ndeshje të vështirë kundër Çelsit në Kupën FA dhe brenda një jave mund të humbasim të tria garat”, deklaroi portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat