Rwatubyaye: Jemi gati për këtë sfidë

Futboll

Rwatubyaye: Jemi gati për këtë sfidë

Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:29
Rwatubyaye

Të mërkurën ekipi i Shkupit do të luajë ndeshjen e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa kjo ndeshje luhet në qytetin e Kavadarit, ku përballën me skuadrën e Tikveshit.

Mbrojtësi Abdul Rwatubyaye mes tjerash ka thënë se ekipi ka punuar maksimalisht për të kaluar në finale.

“Para së gjithash ne si lojtarë jemi gati në aspektin psikik, pasi kjo është gjëja e parë që na është thënë nga stafi i trajnerëve gjatë stërvitjeve. E dimë se sa rëndësi ka kjo ndeshje për të gjithë ne si dhe për tifozët tanë që janë gjithmonë me ne.

Të gjithë e dimë se për gati 20 vjet nuk kemi arritur në finalet e kupës së Maqedonisë dhe duhet ta fitojmë atë, kështu që të mërkurën ky është qëllimi ynë i vetëm dhe nuk na intereson shumë se kush është kundërshtari.

Respektojmë edhe kundërshtarin, i cili jo rastësisht ka arritur deri këtu, por është koha që ne si Shkupi të shkruajmë histori për klubin. Ky është qëllimi ynë për ndeshjen gjysmëfinale të së mërkurës”, ka thënë Rwatubyaye.

Trajneri Zhizhoviç për ndeshjen e të mërkurës ka pothuajse të gjithë futbollistët në opsion, përveç Kristijan Toshevskit të lënduar dhe brazilianit Dudu, i cili shkaku i kartonëve nuk ka të drejtë paraqitjeje.

Ndeshja Tikveshi – Shkupi luhet në stadiumin e qytetit në Kavadar me fillim nga ora 15:00, ndërsa arbitër kryesor është Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat