Arsenali vjen nga një javë të vështirë ndaj Bayernit

Futboll

Arsenali vjen nga një javë të vështirë ndaj Bayernit

Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:40
Bayern

Arsenali vjen nga një javë të vështirë në Premier Ligë, ku disfata në shtëpi kundër Aston Vilës i ka kushtuar shtrenjtë, humbjen e kreut.

Ndërsa Bajern Mynih, përtej suksesit 2-0 kundër Këlnit, iu desh të shikonte Leverkusenin kampion, teksa ky i fundit festoi titullin e parë në histori dhe thyerjen e dominimit 11-vjeçar të hegjemonisë bavareze.

Herri Kejn erdhi me synimin madhor, pikërisht për trofetë, aty ku Liga dhe Champions mbeten obsesion më vete, ndërsa Arteta ka ndërtuar ekipi solid, e ku veçohet mbrojta e hekurt. Ja disa nga të dhënat më pikante mes Bajernit dhe Arsenalit, ku kryefjala është “kështjella” e vendësve, “Allianz Arena”.

REKORDI – Bavarezët kanë humbur vetëm në një precedentë si pritës kundër “topçinjve”, e pasur me 4 fitore dhe një barazim. Disfata daton prej marsit të vitit 2013, ndeshja e dytë, e vlefshme për fazën me eliminim, rrugëtimi kur Bajerni e mbylli si kampion në “Wembley”, teksa mposhti Dortmundin me shifrat 2-1.

Dy takimet e fundit që u zhvilluan në shtëpinë e rekordmenëve gjermanë kanë përfunduar me shifrat e thella 5-1, tregues ky se transferta në Mynih për londinezët nuk do të jetë aspak e lehtë. Në historinë e Arsenalit, disfata 1-5 nënkupton shifrat më të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat