Sot janë në program ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Malit të Zi në futboll, ku skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe
Buduçnosti nga Podgorica, vlerësohen favorite për t’u kualifikuar në finale.
Buduçnosti e pret Rudarin e Plevlës në ndeshjen e parë (18:00), dhe Deçiçi ndeshet me Jezeron (18:00).
Deçiqi deri me tash ka luajtur dy herë në finale, ku të dyja herë humbi nga Buduçnosti (në vitin 2021 dhe 2022).
Deçiqi është kandidat kryesor edhe për titull në kampionatin malazez.