Eliminim me përmbysje nga PSG, flet portieri i Barcelonës

Futboll

Eliminim me përmbysje nga PSG, flet portieri i Barcelonës

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:11
Ter Stegen

Barcelona solli avantazhin 3-2 nga Parisi ndaj PSG-së në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, por dje humbi në shifrat 1:4 dhe u eliminua nga faza çerekfinale.Ter Stegen ishte nën ndikimin e emocioneve dhe e kishte të vështirë të komentonte revanshin e PSG-së. “Dhemb, dhemb, dhemb…

kjo është një disfatë që dhemb shumë, sidomos pas ndeshjes së parë”, tha Ter Stegen në fillim të fjalës së tij për mediat dhe i mbajti emocionet, e më pas vazhdoi:

“Iu afruam gjysmëfinales, kishim rreth dhjetë raste të mira që nuk i shfrytëzuam, mund ta kalonim këtë, por nuk e shfrytëzuam shansin tonë.

Tani kemi ndeshje në kampionat kundër Real Madridit, le të shkojmë për fitore, le të përpiqemi të komplikojmë situatën për Realin”, tha Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat