Neymar sulmon

Futboll

Neymar sulmon

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:42
Neymar

Neymar ka sulmuar Kylian Mbappe me një koment të çuditshëm në një Instagram.

Për gjashtë vjet Mbappe dhe Neymar ishin shokë skuadre në Paris Saint-Germain, por gjërat nuk shkuan aq mirë siç duhej.

Dy sulmuesit u nënshkruan për një tarifë të kombinuar prej 402 milionë euro, pasi PSG u përpoq të ndërtonte një ekip të aftë për të fituar Champions League.

Ndërkohë që klubi parisien dominoi futbollin francez midis 2017 dhe 2023, nuk pati sukses në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Tensionet mes dy sulmuesve filluan të rriteshin sezonet e fundit, me brazilianin i pakënaqur që po luante në mënyrë efektive nën hijen e Mbappe-s, kur ai duhej të ishte ylli i skuadrës.

Neymar u largua nga PSG verën e kaluar për në Arabinë Saudite, ku thuhet se fiton rreth 130 milionë sterlina në sezon.

Braziliani aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i gjurit që pësoi teksa luante për Brazilin në tetorin e vitit të kaluar, por kjo nuk do të thotë se ai po e mban veten jashtë vëmendjeve.

Të martën, Neymar kritikoi një llogari në Instagram që lavdëronte ish-shokun e tij të skuadrës, Mbappe.

Llogaria bëri një postim për Mbappe ku shkruhej: “Mbappe po tregon edhe një herë se është një djalë i mirë, viktimë e një historie të rrëfyer keq”.

“Mbappe ka një shpirt konkurrues. Njerëzit ngatërrojnë një djalë që dëshiron të fitojë gjithçka me një person të keq”.

Përgjigja e Neymar në faqe: “Gringo lëpirës”.

Në Brazil, termi ‘gringo’ i referohet dikujt që nuk është brazilian.

Sipas @SelecaoTalk në X, Neymar “i referohej problemit brazilian ku brazilianët shpesh kritikojnë gjithçka braziliane dhe lavdërojnë gjithçka europiane”.

Koncepti u quajt “Kompleksi Mongrel” nga Nelson Rodrigues.

Llogaria në Instagram që bëri postimin e Mbappes thuhet se ka qenë kritike për Neymar në të kaluarën.

Edhe pse Neymar nuk po fyente drejtpërdrejt Mbappe me komentin e tij, nuk është një gjë e bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat