Ter Stegen kundër Xavit

Futboll

Ter Stegen kundër Xavit

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:51
Marc-Andre ter Stegen

“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën”, thekson Marc-Andre ter Stegen pas humbjes 1-4 me PSG-në dhe eliminimit nga Championsi.

Portieri i Barcelonës mendon ndryshe nga trajneri Xavi. Ky i fundit u shpreh se kartoni i kuq për Araujon ishte i padrejtë, ndërkohë që “gardiani” gjerman shfaqet i sinqertë në lidhje me episodin.

“Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin, por nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por qëndron i kuqi…

Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi 31-vjeçari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat