Casemiro larg Manchester United

Futboll

Casemiro larg Manchester United

Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:29
Casemiro

E ardhmja e mesfushorit brazilian, Casemiro, duket se është larg Manchesterit dhe stadiumit ‘Old Traford’.

Manchester United është i hapur për të shitur mesfushorin brazilian Casemiro në merkaton e verës, sipas ‘TEAMtalk’. Braziliani ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me ‘Djajtë e Kuq’, ndërsa klubi gjithashtu mund të zgjasë edhe një vit.

‘Djajtë e Kuq’ shpresojnë të marrin një ofertë të lartë për largimin e brazilianit, pasi duan që fondet e mbledhura t’i shpenzojnë për transferime të reja.

Casemiro mbetet një lojtar kyç për Erik ten Hag në Man United, megjithëse braziliani duket se i mungon futbollit luftarak në Premier League.
Gjithnjë sipas mediave të ndryshme në Angli, e ardhmja e Casemiro mund të jetë në Arabinë Saudite, ku dy gjigantët arab Al Hilal dhe Al Nassr kanë shprehur interesim për të..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat