Gazeta e madhe franceze jep një lajm të keq për Edon Zhegrovën

Futboll

Gazeta e madhe franceze jep një lajm të keq për Edon Zhegrovën

Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:31
Edon Zhegrova

Trajneri i Lillet, Paulo Fonseca, ka bërë të ditur se Edon Zhegrova nuk do të jetë gati për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Konferencës kundër Aston Villas.

Ndeshja kthyese luhet të enjten, ndërsa Fonseca ka thënë se Zhegrovën e pret të kthehet në ndeshjen që Lille e luan të dielën në kampionat kundër Strasburgut.

“Unë pres që ai (Zhegrova v.j.) të jetë gati për ndeshjen e ardhshme në kampionat”, ka thënë tekniku portugez, raporton gazeta franceze “L’Equipe”.

Zhegrova të martën ndërpreu seancën stërvitore për shkak të problemit me këmbën e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat