Skuadra shqiptare në histori, kualifikohet në finale të Kupës së Maqedonisë 

Futboll

Skuadra shqiptare në histori, kualifikohet në finale të Kupës së Maqedonisë 

Nga: K.Goca Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:57
Skuadra e Voska Sport

Skuadra e Voska Sport është kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Voska Sport edhe pse humbi me rezultat 2:1 në udhëtim nga Makedonija GP, është kualifikuar falë fitores në sfidën e parë me 2:0 në stadiumin në Ohër.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit. 

Voska avancoi me golin e Jahiji në minutën e 13-të. 

Makedonija GP ka barazuar në minutën e 25-të duke iu falënderuar Fazli dhe Velkovski (64' - nga penalltia) shënoi për 2:1.

Skuadra nga Ohri futet në histori, për herë të parë është kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat