Skuadra e Voska Sport është kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Voska Sport edhe pse humbi me rezultat 2:1 në udhëtim nga Makedonija GP, është kualifikuar falë fitores në sfidën e parë me 2:0 në stadiumin në Ohër.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit.
Voska avancoi me golin e Jahiji në minutën e 13-të.
Makedonija GP ka barazuar në minutën e 25-të duke iu falënderuar Fazli dhe Velkovski (64' - nga penalltia) shënoi për 2:1.
Skuadra nga Ohri futet në histori, për herë të parë është kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë.