Pelegrini në prag të duelit me Milanin: Rikthejmë Romën aty ku i takon

Futboll

Pelegrini në prag të duelit me Milanin: Rikthejmë Romën aty ku i takon

Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:58
Lorenco Pelegrini dhe Daniele De Rosi

Roma do të presë Milanin në stadiumin Olimpiko, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Europës.

Kapiteni Lorenco Pelegrini shoqëroi Daniele De Rosin në konferencëm për shtyp.

“Milani do të vijë këtu për të kaluar turin, por edhe Roma.

Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer në Milano dhe mund ta përsërisim, ose të bëjmë edhe më mirë. 

Roma është një ekip i rëndësishëm që duhet të konkurrojë në kompeticionet më të mira.

Synimi ynë është të rikthejmë Romën aty ku meriton të jetë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat