Muriç ka gabuar

Futboll

Muriç ka gabuar

Më: 17 prill 2024 Në ora: 18:26
Arijanet Muriç

Arijanet Muriç ishte fytyrë tragjike kur Burnley pësoi golin e barazimit në minutën e 79-të, pesë minuta pasi krijoi epërsinë 1:0. 25-vjeçari nuk arriti ta perceptonte siç duhet topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij.

Gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1:0.

“Unë mendoj se shumë lojtarë e kanë atë forcë të karakterit. Unë mendoj se nuk do të arrish në nivelin e lartë nëse nuk e ke karakterin e fortë.

Muriç do të ketë bërë shumë gabime gjatë gjithë karrierës së tij në zhvillimin e tij për të arritur këtu ku është tani. Kjo është arsyeja pse ju shihni lojtarët më të mirë që luajnë në këtë nivel, gabimet janë pjesë e lojës.

Edhe jeta është me gabime. Nuk besoj se ka ndonjë portier, veçanërisht në nivelin më të lartë, i cili nuk ka një karakter të fortë pasi të ketë bërë një gabim, përndryshe ata nuk do të ishin aty. Ky nuk është një shqetësim për Aron”, ka thënë ndihmëstrajneri i Burleyt, Craig Bellamy, të mërkurën në konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat