Një tjetër Messi çmend Francën

Futboll

Një tjetër Messi çmend Francën

Më: 17 prill 2024 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Nuk bëhet fjalë për Lionelin, fituesin e tetë Topave të Artë dhe ish-lojtarin e Paris Saint-Germain dhe Barcelonas, por për Rayane, një 16-vjeçar i lindur në Sevres dhe aktualisht luan për Dijon.

Shumë vëzhgues nga Franca dhe e gjithë Europa do të jenë të pranishëm të premten në tribunat e stadiumit të vjetër Bauer në Paris  për të admiruar qendërsulmuesin e ri, i cili deri më tani ka luajtur vetëm dy ndeshje me ekipin e parë në kaategorinë e tretë.

Fundjavën e kaluar ai hyri në fushë kundër Orleans me pak më shumë se një çerek ore të mbetur dhe shënoi golin e tij të parë profesional, vetëm një javë pas debutimit të tij kundër Versajës.

Rayane Messi Tanfouri (ky është emri i tij i plotë), ka lindur më 23 maj 2007 dhe ka origjinë kameruniane. Shkëlqimi i ri i futbollit francez ka një kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe tashmë është shumë i kërkuar, deri në atë pikë sa klubi i tij tashmë ka vendosur ta shesë për jo më pak se 10 milionë euro.

Siç raporton L’Equipe, në vjeshtë Dijon kishte paraqitur një propozim për kontratën e parë profesionale, trevjeçare, ofertë e cila megjithatë është ende në tryezën e klubit, ndërsa ndërkohë Lens, Rennes, Monaco dhe Lille, por edhe klube angleze dhe gjermane, mbi të gjitha Leipzig, Borussia Dortmund dhe Bayern.

Me pak fjalë, kushtet janë të gjitha; kush e di nëse një tjetër Messi do të dominojë skenën e futbollit botëror në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat