Tirana kërkon 3 pikët e para ndaj shijakasve

Futboll

Tirana kërkon 3 pikët e para ndaj shijakasve

Më: 17 prill 2024 Në ora: 18:46
Pamje nga një ndeshje

Tirana kërkon 3 pikët e para ndaj shijakasve!

Erzeni dhe Tirana do të përballen mes tyre në kuadër të javës së 32-të të Superiores, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”. Sfidë që do të startojë në orën 15:00 ditën e premte.

Një duel shumë delikat për të dyja skuadrat, ku janë të dënuara vetëm për fitoren. Humbja mund të jetë fatale si për shijakasit ashtu edhe për bardheblutë.

Skuadra e Alfred Deliallisit do të kërkojnë fitoren ndaj bardhebluve për të shpresuar deri në fund në misionin mbijetesë, ndërsa ‘djemtë’ e Erbim Fagut i duan për “Final – Four”, pasi në të kundërt do të rrezikojnë të dalin jashtë objektivave sezonalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat