Postecoglu: Kane nuk u largua vetëm për të fituar

Futboll

Postecoglu: Kane nuk u largua vetëm për të fituar

Më: 17 prill 2024 Në ora: 19:10
Postecoglu

Nëse këtë mbrëmje Harry Kane nuk arrin të kalojë çerekfinalen e Champions-it, sezoni i tij i parë te Bayern Munich do të përfundojë pa një trofe dhe për qendërsulmuesin anglez tradita fatkeqe që e bëri atë të braktiste Spurs do të vazhdojë.

Të paktën ky është opinioni i përgjithshëm, por ndër ata që nuk janë dakord me këtë lexim është edhe trajneri i Tottenham-it, Ange Postecoglou:

“Unë nuk mendoj se është kështu… Nuk dua të flas për Harry-n, por nuk mendoj se ishte arsyeja e vetme që u largua. Më duket e qartë se ai donte një tjetër përvojë dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe me këtë.

“Ai qëndroi në një klub për një kohë vërtet të gjatë, ai arriti në një pikë ku duhej të vendoste nëse do të qëndronte dhe do të bëhej njeri i një klubi për gjithë jetën, apo të provonte diçka të re si futbollist dhe ndoshta edhe si person”.

Postecoglou ka shtuar: “Duhet t’i bëni disa pyetje sepse unë nuk di gjithçka. Por nuk mendoj se mund të themi se ai u largua vetëm për të fituar diçka. Nuk mendoj se nëse do të kishte qëndruar këtu, ai nuk do të kishte qenë në gjendje të përpiqej ta bënte këtë.

“Ai thjesht ka një eksperiencë që donte ta kishte. Këto janë gjëra që kur i kthen sytë pas në fund të karrierës, kupton se të bëjnë të kuptosh më mirë se çfarë është futbolli, çfarë është jeta.

“E kuptoj, çdo vendim që kam marrë në karrierën time ka qenë i vështirë për t’u kuptuar nga të tjerët, thjesht nuk e jetojnë jetën time, nuk dinë si janë marrë vendimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat