Nuk reagoi në momentin e golit, dënohet me 18 muaj

Futboll

Nuk reagoi në momentin e golit, dënohet me 18 muaj

Nga: K.G. Më: 17 prill 2024 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, në seancën e mbajtur sot, i ka shqiptuar 18 muaj dënim futbollistit të OFK Mladost Lob.Bet, Zvonko Çekliç.

Futbollisti nuk reagoi në momentin e golit, kur shënoi skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi.

Të dy skuadrat janë anëtare të elitës së futbollit të Malit të ZI.

“Çekliq është suspenduar për një vit e gjysmë për shkak të pjesëmarrjes së tij në parregullsinë e ndeshjes, me çka ka bërë shkelje të Nenit 92 të Rregullores disiplinore të Federatës së Futbollit të Malit të Zi”, thuhet në procesverbalin e Komisionit Disiplinor të federatës.

Vendimi i Komisionit Disiplinor do t'i përcillet organeve kompetente të FIFA-s me qëllim që ai mos të ketë të drejtën që të luajë në ndeshjet zyrtare për një periudhë prej 18 mujore të te gjitha shtetet që janë anëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat