Festë të skuadra shqiptare

Futboll

Festë të skuadra shqiptare

Nga: K.G. Më: 17 prill 2024 Në ora: 19:47
Voska Sport feston

Voska Sport e Ohrit kremton kualifikimin në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare ka rastin që të fitojë Kupën për herë të parë në histori të ekzistimit si klub.

Ky klub janë në festë pasi që e eliminuan Makedonija GP.

Çfarë shkruan në faqen e tyre zyrtare? 

“Voska Sport shkruan një faqe të re të historisë, pasi jemi kualifikuar për herë të parë në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. 

Skuadra eliminon në gjysmëfinale, ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovit edhe përkundër humbjes në ndeshjen e dytë, kualifikohemi në finale me rezultat të përgjithshëm 3:2 falë triumfit 2:0 në duelin e parë në Ohër. 

Trofeun e Kupës në finalen e madhe do ta diskutojmë me skuadrën e Tikveshit”, shkruan në faqen e FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat