Deçiqi nuk e fiton gjysmëfinalen e parë

Futboll

Deçiqi nuk e fiton gjysmëfinalen e parë

Nga: K.G. Më: 17 prill 2024 Në ora: 19:54
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, përkundër lojës angazhuese, nuk e ka fituar gjysmëfinalen e parë. 

Në cilësinë e vendasit, në fushën e OFK Titogradit, Deçiqi ka luajtur baras (0:0) me Jezeron. 

Deçiqi ka luajtur në Podgoricë për shkak se është duke u rinovuar stadiumi në Tuz. 

Megjithatë Deçiqi beson e shpreson se në sfidën e kthimit, do të arrijnë që ta mposhtin Jezeron vendase. 

Gjysmëfinalja tjetër mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Rudarit të Plevlës, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 4:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat