Kush e do Besnik Hasin?

Futboll

Kush e do Besnik Hasin?

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:24
Hasi

Trajneri Besnik Hasi mund ta drejtojë një prej tre klubeve të mëdha belge nga edicioni i ardhshëm.

Skuadra e Gentit, Genkut, Antwerpit dhe Club Brugget e duan Hasin për trajner, ka njoftuar të mërkurën “voetbal24.be”.

Sipas sajtit belg, Hasi do të flasë me klubet e interesuara vetëm pasi të përfundojë plejofi i kampionatit belg të futbollit.

Trajneri mori drejtimin e Mechelenit në fillim të edicionit aktual dhe me sukses e udhëhoqi drejt plejofit.

“Trajneri aktualisht është në diskutim me ekipin e tij për të ardhmen.

Megjithatë, ka shumë mundësi të mira për Hasin në sezonin e ardhshëm. Interesimi është i madh nga Genti, Genku dhe Antwerpi. Përveç tyre edhe Club Brugge është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm.

Hasi është një prej opsioneve”, shkruan sajti belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat